Globi

Burrat flenë në pemë dhe detyra e tyre është riprodhimi, njihuni me fisin ku dominojnë gratë

Shkruar nga Liberale
Burrat flenë në pemë dhe detyra e tyre është

Në një fis primitiv në pyjet tropikale të Amazonës, gratë dominojnë dhe kanë kontroll mbi gjithçka, edhe mbi burrat.

Ato i ndërrojnë partnerët dhe koncepti i martesës nuk ekziston. Në këtë fis sundon matriarkati. Gjithashtu në këtë fis ka vetëm 7 burra dhe 3 mijë gra. Këta 7 heronj të mbetur përfshijnë një plak dhe një djalë 13-vjeçar, ndërsa pjesa tjetër janë fëmijë, ndaj riprodhimi është bërë shumë i vështirë. Vlerësohen veçanërisht ata meshkuj që kanë të pasme dhe bark të madh, konsiderohen të veçantë dhe më të gatshëm, sepse besohet se kanë gjene më të mira.

Për shkak të numrit të vogël të meshkujve në mesin e tyre, detyra e vetme e tyre është të bëjnë fëmijë dhe nuk u lejohet të bëjnë asgjë tjetër. Fëmijët në këtë fis quhen se janë vetëm të grave dhe jo të burrave. Për të ushqyer trupin mashkullor dhe për ta mbajtur atë aktiv, gratë u japin atyre krimba të bardhë.

Për të simbolizuar dashurinë gratë lidhin një fjongo rreth dorës së një burri. Kjo do të thotë se ato e zotërojnë atë për atë ditë. Burrat, megjithatë nuk qëndrojnë gjatë në këtë fis. Shumë shpejt ata dobësohen për shkak të kërkesave të shumta intime të grave. Ata shpesh janë të frikësuar dhe për sigurinë e tyre jetojnë dhe flenë në pemë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH