Aktualitet

Burg përjetë shqiptarit në Zvicër, vrau dy bashkëkombas dhe plagosi një të tretë

Shkruar nga Liberale
Burg përjetë shqiptarit në Zvicër, vrau dy bashkëkombas

Një shtetas shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në lidhje me një ngjarje të pesë viteve më parë, ku një shtetas mbeti i plagosur ndërsa dy të tjerë humbën jetën.

Gjykata e Lartë Federale dënoi me burgim të përjetshëm një 46-vjeçar shqiptar, i cili së bashku me një bashkëkombas, hynë në një lokal në Bazel, dhe qëlluan në drejtim të tre shqiptarëve të tjerë.

Të tre objektivat u qëlluan, por një prej tyre i mbijetoi sulmit. Një prej tyre edhe pse i plagosur iu afrua autorit dhe për pasojë u qëllua prej tij në ballë, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme.

Viktima e dytë humbi jetën në spital pasi nuk mundi ti mbijetonte plagëve. Nuk janë të qarta arsyet se përse autorët shkuan në kafene atë mbrëmje dhe se përse ishin të përgatitur për të sulmuar.

Megjithatë organet e drejtësisë zvicerane mendojnë se shkak për ngjarjen janë bërë prishjet në pazaret e drogës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH