Aktualitet

Burg për atentatin ndaj prokurorit, zbardhet dëshmia e Redjan Rrahjës

Shkruar nga Liberale
Burg për atentatin ndaj prokurorit, zbardhet dëshmia e Redjan

Në burg për atentatin ndaj prokurorit, zbardhet dëshmia e Redjan Rrahjës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Redjan Rrahjën, i arrestuar për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja në Dyrrës, të premen e kaluar.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Rrahja, përmes avokatit të tij Besnik Çerekja, ka mohuar kategorikisht që të ketë lidhje me atentatin ku mbeti i plagosur prokurori, shoferi, Andi Maloku dhe miku u tij, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi) i njohur me nofkën ‘Rrumi’.

Mësohet se vet Rrahja nuk ka pranuar që të flasë në sallën e gjyqit, ndërkohë që për gjykatën arrestimi i tij ishte i ligjshëm.

Ndërsa ditën e djeshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, 34-vjeçari ka mohuar se ka lidhje dhe të jetë i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 1 nëntor.

Ndërkohë, Krimet e Rënda urdhëruan arrestimin e Redjan Rrahjas, pasi në automjetin e braktisur të autorëve të atentatit, që u gjet i braktisur në Shkafan, u gjetën një palë syze ku rezultuan edhe shenjat e gishtërinjve të tij.

Fakti që ai ka qenë një person i skeduar nga policia për veprimtari kriminale, u bë e mundur gjetja e shenjave të gishtërinjve.

Sakaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të rezultatit të ADN, pasi po analizohen dy maskat e gjetura në makinë e autorëve, që mendohet se kanë gjurmë biologjike (pështymë) si dhe një shishe me benzinë dhe 2 automatikë.

Deri më tani nuk ka persona të tjerë të arrestuar për këtë ngjarje, ndërkohë që Krimet e Rënda i kanë kthyer sytë nga veriu i vendit, pasi mendohet se andej është origjina e dy autorëve të atentatit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH