Aktualitet

Bulqizë, gjendet arma me të cilin i riu i mori jetën shokut gabimisht

               Publikuar në : 17:58 - 27/11/20 liberale

Detaje të reja janë raportuar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku Klodian Kola 27 vjeç qëlloi pa dashje me çifte shokun e tij, Elidon Basha me të cilin kishte dalë për gjah.

22-vjeçari Basha ka mbërritur pa shenja jete në spital, pas plagëve që kishte marrë në krah dhe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes.

Sipas ABC, viktima është qëlluar me një armë automatike, ndërsa policia ka mundur të gjejë armën e krimit tip “kallashnikov”.

Në gjueti kanë pasur një armë gjahu dhe një kallashnikov. Më pas autori i ngjarjes ka dashur të fshehë autorësinë duke pretenduar se i kanë qëlluar.

Po ashtu bëhet me dije se autori kishte fshehur armën tip kallashnikov me të cilën ka qëlluar aksidentalisht shokun e tij.

Mësohet se të dy të rinjtë ishin shokë të ngushtë dhe kishin dalë edhe herë të tjera për gjueti bashkë.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back