Showbiz

Bukuroshja shqiptare fiton "Miss Elite World 2023" në Egjipt

Shkruar nga Liberale
Bukuroshja shqiptare fiton "Miss Elite World 2023" në Egjipt

Mejreme Hajdaraj, bukuroshja shqiptare nga Kosova është shpallur fituese e çmimit 'Miss Elite World 2023' në Egjipt.

Bukuria e saj ka tërhequr vëmendjen e jurisë, duke i dhënë shqiptares kurorën e më të bukurës e duke na bërë të gjithëve krenarë.

“Unë jam Mejreme Hajdaraj. Jam 22 vjeçe, modele profesioniste që nga viti 2016. E dua botën e artit në përgjithësi. Kam qenë pjesë e shumë konkurseve të bukurisë për të fituar, por edhe për të ditur më shumë për kulturën e të tjerëve, për të mësuar më shumë rreth modelingut dhe gjithashtu për të treguar më shumë për veten time”, ka thënë bukuroshja në biografinë e dorëzuar në faqen zyrtare të konkursit Miss Elite World ku edhe u shpall fituese.

Mejreme ka fituar edhe ‘Miss Globe Kosovo 2022’ dhe ‘Mis Grande Kosovo 2021’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH