Aktualitet

Budina: Nëse Prokuroria s’ vepron me shpejtësi, qytetarët do të...

Shkruar nga Liberale
Budina: Nëse Prokuroria s’ vepron me shpejtësi, qytetarët

Regjisori Robert Budina tha sot në fjalën e tij në protestën e dytë për shembjen e Teatrit se Aleanca për Mbrojtjen e tij nuk do të tërhiqet. Budina i ka bërë thirrje drejtësisë të zbardhë dhunën policore mbi artistët dhe qytetarët.

Kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist që u krye mbi artistët e qytetarët e intelektualët, kemi të gjitha pamjet si tërhiqen zvarrë intelektualët se doni të mbronin kulturën e dinjitetin tuaj. Nëse nuk ka një reagim , qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten e pasuritë e tyre me të gjitha format”, tha Budina, teksa lexoi një deklaratë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Sipas Budinës, “faktori ndërkombëtar po reagon me shpejtësi të skëterrshme për atë që po ndodh në Shqipëri, moto jonë është jo “ik ik”, po “eja eja”, ai që duhet të ikë duhet të iki vetë”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH