Aktualitet

Budina apel qytetarëve: Ngrihuni që Meta të shpërndajë parlamentin

Shkruar nga Liberale
Budina apel qytetarëve: Ngrihuni që Meta të shpërndajë

Regjisori Edmond Budina iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve nga Durrësi, që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë, e cila shembi Teatrin Kombëtar.

Budina ka thënë se qeveria ka vrarë kujtesën kombëtare, prandaj njerëzit duhet të ngrejnë kokë, të bashkohen që presidenti Meta të shpërndajë parlamentin.

"Në 17 maj u vra demokracia, u vendos diktatura e mafies, prandaj ne jemi këtu, të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar. E kanë shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Ne të gjithë duhet të ngrihemi, të protestojmë dhe ta largojmë këtë bandë. Ky parlament është i paligjshëm, duhet të shpërndahet sa më parë. Presidenti e tha, nëse populli do të ngrihet i gjithi ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë, ngrini kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë dhe kusht që të futin përçarje mes popullit. Të ngrihemi dhe ta përmbysim këtë klikë", tha regjisori nga tubimi në qytetin bregdetar, ku u firmos peticioni për rindërtimin e teatrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH