Aktualitet

BSH: Nuk do aplikohen komisione për transferta deri në 20 mijë lekë

Shkruar nga Liberale
BSH: Nuk do aplikohen komisione për transferta deri në 20 mijë

Për transferta deri në 20 mijë lekë nuk do të aplikohen komisione. Banka e Shqipërisë ka marrë dje rregulloren e re për heqjen e komisioneve bankare për këto urdhërpagesash të iniciuara në rrugë elektronike.

“Rregulloret miratojnë dhe heqjen e tarifave për bankat për urdhër transfertat e klientëve në lekë, të iniciuara në rrugë elektronike e që transmetohen në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH me vlerë deri në 20.000 lekë. Për këto lloj urdhërpagesash nuk duhet të aplikohen komisione bankare dhe për vlera mbi 20.000 lekë, komisionet bankare nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë jo elektronike”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë, ku vihet në dukje po ashtu se nëpërmjet kësaj nisme synohet mbështetja e klientëve.

Nga ana tjetër, ky vendim është edhe në kuadër të politikave të ndjekura nga BSH për reduktimin e parasë fizike në ekonomi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH