Globi

Bruksel/ Sulm me thikë në një metro, disa të plagosur

Shkruar nga Liberale
Bruksel/  Sulm me thikë në një metro, disa të plagosur

Një sulm me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në një metro në Bruksel. Nga sulmi mësohet se janë plagosur disa persona me thikë. Një dëshmitar ka treguar për mediat vendase se agresori pati si shënjestër disa gra dhe i ka plagosur ato me thikë.

Po ashtu një dëshmitar tjetër tha se të një grua u godit me thikë në qafë dhe për pak minuta qëndroi e shtrirë në tokë derisa erdhi ambulanca.

Policia ka nisur hetimet dhe nga të dhënat e para, agresori nisi sulmin që kur treni ishte në lëvizje duke sulmuar me thikë udhëtarët, e më pas goditi dhe disa gra që prisnin në stacion.

Autoritet kanë arrestuar agresorin, i cili tashmë ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje për motivet e këtij sulmi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH