Showbiz

Britney Spears thyen heshtjen për ndarjen me bashkëshortin Sam Asghari

Shkruar nga Liberale
Britney Spears thyen heshtjen për ndarjen me bashkëshortin Sam Asghari

Këngëtarja Britney Spears ka thyer heshtjen pasi bashkëshorti i saj Sam Asghari njoftoi se do të divorcohet prej saj.

41-vjeçarja thotë se është e tronditur që lidhja e saj 6-vjeçare me Sam ka marrë fund.

“Nuk do të shpjegoj pse, sepse sinqerisht kjo nuk është punë e askujt. Instagrami im mund të duket i përsosur por është larg realitetit dhe mendoj se të gjithë e dimë këtë. Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem realisht, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia”, ka shkruar Britney Spears në Instagram.

Sam Asghari 29 vjeç, në kërkesën e divorcit që ka paraqitur në Los Anxhelos, kërkon që shpenzimet e gjyqit të paguhen nga Britney Spears dhe të ketë prej saj mbështetje financiare.

Për divorcin ai deklaroi se me këngëtaren do të ndahet për shkak të dallimeve që kanë mes tyre.

Spears dhe Asghari u fejuan në Qershor 2021 dhe u martuan në një ceremoni private Qershorin e kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH