Showbiz

"Nuk ndihesha kurrë e bukur për fajin tënd", Britney Spears akuzon babanë: Më trajtove si qen, uroj të digjesh në ferr

Shkruar nga Liberale
"Nuk ndihesha kurrë e bukur për fajin tënd", Britney

Këngëtarja Britney Spears ka akuzuar babnë e saj, Jamie Spears, se e kishte trajtuar atë si një qen.

“Pse ti dhe familja më trajtuat si një qen? Çfarë ju bën juve kaq të veçantë? Çfarë i bën fëmijët tuaj, të tjerë kaq të veçantë sa mua zgjodhët të më trajtonit si një qen?”, pyet ajo babanë e saj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Britney u shpreh se i lutet Zotit, që i ati të përjetoj vetëm 5 minuta nga dhimbja që ajo ka ndjerë.

“Uroj të digjesh në ferr. Do e them deri ditën e fundit të jetës sime, familja ime më shkatërroi jetën”, ka shtuar ajo, ndërsa e ka akuzuar babanë për bullizim.

 “Gjithmonë më thoshte se isha e shëndoshë, kështu që nuk ndihesha kurrë e bukur. Ai nuk ishte kurrë një baba për mua, sepse ai ishte gjithmonë i dehur!!! Kush është ai baba që i thotë vajzës se i dashuri i saj ka një trup perfekt dhe se ajo vetë ka shumë punë për të bërë për të qenë në formë”, ka vijuar këngëtarja, e cila inkurajoi, me mesazhin se, gratë duhet të ndihen të bukura. /Liberale.al

[gallery columns="1" size="full" ids="1285463,1285464"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH