Globi

Britania voton sot për të dalë nga BE. Ja premtimi që bëri Johnson

Shkruar nga Liberale
Britania voton sot për të dalë nga BE. Ja premtimi që

Parlamenti britanik voton këtë të premte marrëveshjen për daljen nga Bashkimi Europian. Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon të veprohet me shpejtësi.

Jacob Rees-Mogg bëri të ditur, se deri në 9 janar qeveria kërkon të ketë përfunduar plotësisht kuadrin ligjor për Brexit. Në të njëjtën, sot do të kërkohet që të miratohet edhe një ligj, që përjashton zgjatjen e periudhës tranzitore të parashikuar deri në fund të vitit 2020.

Partia konservatore arriti në zgjedhjet e 12 dhjetorit një fitore të thellë, që i siguroi 80 vende më shumë në parlamenat krahasuar me partitë e tjera dhe kështu Johnson i ka të sigurta votat për miratimin e ligjit.

”Sot do ta bëjmë realitet premtimin që u dhamë njerëzve, ta kryejmë Brexitin që para krishtlindjeve. Pas vitesh shtyrjesh dhe zemërimi në parlament ne do të krijojmë siguri dhe njerëzve që punojnë fort në këtë vend do t’u ofrojmë një bazë të fortë, mbi të cilën ata të planifikojnë të ardhmen e tyre”, tha Johnson.

Johnson kërkon ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE më 31 janar. Në fazën tranzitore në vitin 2020 gati çdo gjë mbetet si më parë. Në këtë kohë të dyja palët duhet të negociojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë. Por ekspertët gjykojnë, se koha për këtë marrëveshje është shumë e shkurtër./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH