Aktualitet

Britania paralajmëroi shpallje "non grata" në Ballkan, reagon Yuri Kim: E mirëpresim, askush nuk është mbi ligjin

Shkruar nga Liberale
Britania paralajmëroi shpallje "non grata" në Ballkan,

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar në Twitter, pas mesazhit të Britanisë së Madhe për të gjithë politikanët e Ballkanit, të cilët minojnë demokracinë në vendin e tyre duke mbështetur krimin dhe korrupsioni.

Në një postim në Twitter, ambasadorja thotë se, e mirëpret këtë aksion të rëndësishëm, pasi sipas saj, ata që kanë minuar demokracinë dhe janë përfshirë në korrupsion duhet të përballen me drejtësinë.

“Ne e mirëpresim këtë aksion të rëndësishëm ??. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për t'u pasuruar dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, me fjalë të tjera, ata që janë angazhuar në korrupsion dhe kanë minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.

Ndërkohë që, i dërguari i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach në një editorial shkruante se, “promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH