Showbiz

Britania ndalon seksin për partnerë që jetojnë të ndarë

Shkruar nga Liberale
Britania ndalon seksin për partnerë që jetojnë të

Çiftet që jetojnë në shtëpi të ndryshme dhe zona larg njëra-tjetrës, nuk do të mund të takohen më për seks. Rregulli i ri i Kryeministrit Boris Johnson, do të zbatohet për të gjithë ata që jetojnë në zona të cilat kanë hyrë nën bllokimin e nivelit dy ose të nivelit të tretë.

Ata që jetojnë me partnerët nuk preken nga ky rregull, por kushdo që dëshiron të lejë takime nga Tinder ose të ketë seks rastësor, nuk do të lejohet.

Sipas planit të ri të bllokimit, i cili u prezantua nga Kryeministri këtë javë, njerëzit që jetojnë në zona të nivelit të dytë-me rrezik të lartë ose të nivelit të tretë-me rrezik shumë të lartë, nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë brenda natës në shtëpinë e dikujt tjetër.

Kjo gjë do të ndikojë më shumë te jeta e beqarëve dhe atyre që nuk jetojnë me personin e dashur afër vetes.

Këtë javë, në bllokimin e niveli të dytë janë shtuar edhe zona të reja, përfshirë Londrën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH