Kryesore

Britania ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca nën 30 vjeç

               Publikuar në : 17:34 - 07/04/21 liberale

Megjithatë EMA saktësoi se ka zbuluar një lidhje mes rasteve me mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës, edhe pse ato ishin mjaft të rralla. Por nuk janë identifikuar faktor për rreziqe specifike dhe produkti i AstraZeneca-s u përcaktua “shumë efikas në shmangien e shtrimeve në spitale për koronavirus.

Emer Cooke, drejtoreshë ekzekutive EEMA: “Komiteti i sigurisë, pas një analize të thellë, doli në konkluzionin se rastet e raportuara me mpiksje të pazakontë të gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca duhet të listohet si efekt i mundshëm anësor”.

Agjencia Europiane e Barnave bëri me dije se shumica e rasteve të raportuara me trombozë ka ndodhur te gra nën moshën 60 vjeç, deri në 2 javë pas marrjes së vaksinës. Edhe ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e vaksinave do të bëjnë një vlerësim shtesë lidhur me dyshimet për lidhjen mes rasteve me trombozë dhe vaksinimit me dozat e AstraZeneca.

Ndërsa rregullatori britanik ka rekomanduar që personat nën 30 vjeç të marrin një tjetër vaksinë anti-covid, pasi zbuluan në fund të marsit që 79 qytetarë të vaksinuar me AstraZeneca përjetuan mpiksje gjaku.

Në Mbretërinë e Bashkuar, deri më 31 Mars, kishte 79 raporte të këtyre mpiksjeve të rralla të gjakut me trombocite të ulëta – disa, por jo të gjitha në tru. Prej tyre, 19 njerëz kanë vdekur, megjithëse nuk dihet nëse mpiksjet e gjakut ishin shkaku në çdo rast. Më shumë ishin gra – 51 – dhe të gjitha ishin të moshës midis 18 dhe 79 vjeç. Tre ishin nën 30 vjeç.

Por rekomandimi i një vaksine alternative për atë grupmoshë është sepse rreziku i tyre nga vetë Covid është shumë i ulët. Në grupmoshat më të vjetra, ekspertët besojnë, përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rrezikun e rrallë të efektit anësor.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back