Globi

Britania ndalon fluturimet nga vendet e Amerikës së Jugut

Shkruar nga Liberale
Britania ndalon fluturimet nga vendet e Amerikës së Jugut

Të gjitha fluturimet nga 15 vende të Amerikës së Jugut dhe Portugalia drejt Britanisë së Madhe do të ndërpriten duke filluar nga dita e premte, në orët e para të mëngjesit.

Frika nga mbërritja e mutacionit të ri të koronavirusit të zbuluar në Brazil, ka detyruar qeverinë britanike të ndalojë ardhjen e pasagjereve nga këto vende, përfshi edhe Portugalinë, për shkak të lidhjeve mjaft të forta të vendit iberik me Brazilin.

Mutacioni i zbuluar ne Japoni nga udhëtar të ardhur nga Brazili ka frikësuar qeverinë e Boris Johnson, pasi ekziston frika se ky mutacion mund të mos frenohet nga vaksinat e reja të covidit.

Masat janë më të gjera sesa pritej, edhe pse qytetarët britanikë dhe ata me origjinë nga Irlanda nuk do ti nënshtrohen bllokimit total. Brazili ndërkohë ka ndaluar udhëtarët nga Britania që prej datës 25 dhjetor për shkak të mutacionit që ekziston në Britani.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH