Kryesore

Britania e Madhe vendos të vaksinojë fëmijët 12-15 vjeç

               Publikuar në : 18:19 - 14/09/21 liberale

Fëmijët mbi 12 vjeç në Britaninë e Madhe do të vaksinohen me një dozë kundër koronavirusit. Pas një hezitimi fillestar për të vaksinuar këtë grupmoshë, zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, rekomanduan që grupmoshës 12-15 vjeç t’u jepej një dozë e vetme e vaksinës së Pfizer dhe Biontech, në një hap që synon shmangien e një izolimit tjetër gjatë stinës së dimrit.

“Në këndvështrimin tonë, përfitimet i tejkalojnë rreziqet në një shkallë të mjaftueshme, sa ne rekomandojmë ministrat në të 4-rta shtetet, që të ofrojnë, etheksoj fjalën ‘ofrojnë’, vaksinën përgrupmoshën 12 deri në 15 vjec”, deklaroi Chris Whitty, zyrtar i lartë i shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë tha se qeveria e kishte pranuar rekomandimin dhe se vaksinimi pritet të nisë javën e ardhshme. Vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Francën dhe Italinë, ua kanë ofruar tashmë vaksinën adoleshëntëve mbi 12 vjeç, por Britania e madhe kishte rezistuar.

Qeveria konservatoree Johnson shpreson qe vaksinimi i gjerë, e jo kufizimet, do të mbajnë nën kontroll infektimet gjatë mujave të dimrit, kur virusët respiratore përhapen më lehtësisht.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back