Koment

Brexit, presion BE-së me 44 miliardë euro?

               Publikuar në : 11:08 - 11/06/19 E Liberale

Pas largimit të Theresa May-t filloi gara për postin drejtues të Partisë Konservatore Tory dhe vendin vakant të kryeministres. Por disa mëkate të së shkuarës u hapin probleme rivalëve. Ndërkohë, Boris Johnson kërcënon BE-në.

Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, dhe kandidati me më shumë shanse për postin e kryeministres, Theresa May, demonstron vendosmëri kundrejt Bashkimit Europian në çështjen e Brexit. Boris Johnson është shprehur për “Sunday Times”, se ai do t’i mbante rezervë pagesat në vlerë 44 miliardë euro, derisa të negocionte kushte më të mira me BE-në. “Për të arritur një marrëveshje të mirë, paratë janë një mjet i jashtëzakonshëm zgjidhjeje dhe vajosjeje e punëve.”

Në ujdinë për pagesat e Britanisë së Madhe bëhet fjalë për detyrimet që ky vend ka e duhet t’ia shlyejë BE-së kur të largohet. Në bazë të marrëveshjes së negociuar të Theresay May-t, kjo shumë do të paguhej me pjesë për disa vite. “Miqtë tanë dhe partnerët duhet ta dinë që paratë do të mbahen derisa të kemi qartësi për procedimin e mëtejshëm.”

“Ishte një gabim”

Theresa May u largua të premten nga posti i kryetares së Partisë Konservatore, sepse rezistenca brenda partisë për politikën e ndjekur ndaj Brexit u rrit së tepërmi. Pasuesi i saj në këtë post do të jetë edhe kryeministër i vendit. Johnson shihet se ka shanse të mira, ndërkohë që disa rivalë të tij luftojnë me disa mëkate të rinisë që u prishin imazhin.

Një tjetër kandidat që ka shanse të mira për postin e kreut të Tory është ministri i Mjedisit, Michael Gove. Por në këtë kohë ai duhet të pranojë se ka marrë kokainë. “Para 20 vitesh, përpara se të martohesha, kam konsumuar drogë”, i tha Gove gazetës “Daily Mail”. Ai shprehu keqardhje të thellë për këtë. “Ishte një gabim.”

Një kryetar partie që nuk udhëton dot në SHBA?

Kam qenë një “gazetar i ri” kur kam marrë kokainë, ka thënë ai, përveç kësaj në atë kohë nuk mendonte se do të hynte në politikë. E parë nga kjo kohë ai do të dëshironte, të mos e kishte bërë këtë gjë, megjithëse nuk beson se “gabime të së shkuarës të diskualifikojnë”. Kritikët e akuzojnë për hipokrizi, sepse ai ka mbështetur ligje të ashpra për drogën. Ndërkohë nga një ish-këshillues i qeverisë me funksion drejtues, Gove duhet të dëgjonte se me gjasë ai nuk do të lejohet të udhëtojë në SHBA.

Gove nuk është i vetëm me këtë rrëfim. Edhe shtatë kandidatë të tjerë, mes tyre edhe ministri në detyrë, Jeremy Hunt, dhe ish-ministri i Brexit, Dominic Raab, kanë pranuar se kanë marrë kanabis në të shkuarën. Ministri për zhvillimin ndërkombëtar, Rory Stewart, ka pranuar se në një dasmë në Iran ka pirë opium, duke e quajtur “një budallallëk”. Edhe Boris Johnson kishte lënë të kuptohej para 11 vitesh, se me gjasë ka konsumuar kokainë. Më vonë ai e tërhoqi këtë pohim./ Gazeta Liberale

(Visited 4 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *