Dy persona nga Shkodra janë ndaluar në Vlorë, si të dyshuar me atentatin e orëve të para të mëngjesit në ambientet e Top Channel.
Nga të shtënat drejt godinës mbeti i vrarë roja Pal Kola, 60-vjeç.
Mësohet se dy shkodranët kanë qenë duke lëvizur me makinë pas ngjarjes dhe ndalimi është kryer pas një pike kontrolli.
Për të shuar këtë dyshim, pas ndalimit, një grup hetimor është nisur në Vlorë për t’i shoqëruar drejt Tiranës.
Me të mbërritur në Tiranë, ata do të merren në pyetje.