Aktualitet

Breshani: Pandemia ka mbyllur 80 biznese të vogla në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Breshani: Pandemia ka mbyllur 80 biznese të vogla në Vlorë

Kreu i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani thotë se situata e biznesve është shumë e vështirë, pasi prej pandemisë janë mbyllur 80 biznese të vogla. Ndërsa për rigjallërimin e ekonomisë, sytë sipas tij janë nga turistët e huaj, por situata nuk duket pozitive për shkak të mbylljes së kufijve dhe mungesës së lëvizjes.

Për sa i përket një vale dhe mbyllje të dytë të vendit, Breshani shton do të ishte katastrofike për bizneset.

“Pandemia do të kishte pasoja. Sidomos në biznes. Pandemia shëndetësore është më e rëndësishme, por edhe në biznes është e rëndësishme. Biznesi është promotori i ekonomisë. Në qytetin e Vlorës janë rreth 80 biznese të vogla që janë mbyllur. Efekti i pandemisë është goxha i fortë. Të gjithë duhet të shpenzojnë pasi ndihmojnë. Rigjallërohet ekonomia. Ajo që është me e rëndësishme është biznesi i turizmit. Sa më mirë të jetë ky lloj biznesi aq më mirë do të jetë pandemia. Bizneset e mëdha nuk janë mbyllur. Po dëgjojmë se do të ketë një valë të dytë dhe një mbyllje e dytë. Ne besojmë që nuk do të ndodhe ky skenar pasi do të ishte katastrofike për bizneset në qytetit të Vlorës. Po erdhën turistë të huaj do të rrisin nivelin e biznesit në qytetin e Vlorës, por nuk duket shumë pozitive”, tha Kreu i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH