Aktualitet

Brenda një jave arrestohen 15 shoferë, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor

Shkruar nga Liberale
Brenda një jave arrestohen 15 shoferë, për shkeljen e rregullave

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e kësaj jave, ku 15 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit, për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Sipas policisë, janë ndëshkuar me masë administrative 418 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, ndërsa 320 drejtues të tjerë janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

855 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe janë vendosur 640 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Policia njofton se janë vendosur gjithashtu dhe 84 masa administrative, për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Janë bllokuar 10 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH