Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka reaguar për sekuestrimin e 300 kg kanabis në doganën malazeze gjatë kontrollit në kamionin me paleta druri që u fut nga Shqipëria. Ai shkruan se krenohet me rezultatet e drejtorisë së doganave dhe të policisë.“Zyrtarët e Drejtorisë Doganave, mëngjesin e sotëm kanë gjetur një sasi të madhe droge në hapësirën e ngarkesave. Ngarkesa e lartpërmendur është siguruar me vulë doganore, por zyrtarët e UPC-së, përmes analizës së rrezikut dhe punës së inteligjencës, e veçoi për inspektim dhe bëri një vepër që meriton të gjitha lavdërimet”, tha ai.
Droga u gjet gjatë kontrollit të kamionit të mallrave me targa shqiptare, e cila kishte hyrë nga territori i Shqipërisë. Droga u zbulua nga doganierët në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë së Policisë, mësohet për “Vijesti”.“Treguesit e rrezikut dhe alarmi i shfaqur në sistemin e brendshëm doganor kanë rezultuar sjellë këputjen e zinxhirit të kontrabandës nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Veprimi i sekuestrimit është nisur në bazë të autorizimit dhe analizës doganore të kryer të të dhënave të inteligjencës të Sektorit për Siguri dhe Kontroll Doganor,” bënë të ditur në një njoftim autoritetet malazeze.