Globi

Brazil, shënohen 1001 vdekje në ditë nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
Brazil, shënohen 1001 vdekje në ditë nga Covid-19

Për shkak të koronavirusit në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, kanë humbur jetën edhe 1.001 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, thuhet se me 1.001 vdekjet e reja në vend ka arritur në 21.048 numri i viktimave nga Covid-19, ndërsa me 19.969 rastet e reja ka arritur në 330.890 numri i rasteve me Covid-19.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe radhitet si vendi i 2-të në botë për nga numri i rasteve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH