Aktualitet

Brataj zbulon kur arrihet piku i koronavirusit në Shqipëri

               Publikuar në : 18:00 - 16/07/20 liberale

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se fillimi i gushtit do të jetë piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri, ku do shtohen të infektuarit dhe humbejt e jetës. Brataj i referohet jo vetëm shkeljes së masave nga qytetarët, por dhe rihapjes së transportit publik që ende nuk ka dhënë efekte në rritjen e infeksionit.

Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave. Masa e fundit e lirimit është transporti publik që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne”, tha Brataj në një intervistë për A2.

Ai shtoi se Shqipëria nuk do të shkojë më drejt një mbyllje tjetër. Izolime të pjesshme në qytete apo shërbime të caktuara mund të ndodhin vetëm nëse sistemi shëndetësor është në prag kolapsi. Por kreu i Urgjencës Kombëtare thotë se nuk do të përjetojmë situatën që kaloi Italia me koronavirusin dhe kjo për shumë arsye.

“Nuk besoj të kemi skenarin e Italisë, që nga dendësia e popullsisë, mosha, njohja e sëmundjes dhe që nga ajo që po shpresojmë të gjithë. Po bëhen gati dy vaksinat e para pas rezultateve pozitive që kanë dhënë edhe te humanët”, tha ai.

Skënder Brataj shprehet se frenimi i përhapjes se koronavirusit varet nga qytetarët dhe zbatimi i masave mbrojtëse. “Sipas një shkencëtari amerikan, nëse për dy muaj gjithë njerëzimi do të mbante maska, koronavirusi do të zhdukej. Është shumë e rëndësishme mbajtja e saj dhe sipas studimeve të tjera tregon se mund të ulë përhapjen e infeksionit në masën 70%”.

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back