Aktualitet

Brataj: Vera e qetë, në vjeshtë mund të kemi një valë infektimesh

Shkruar nga Liberale
Brataj: Vera e qetë, në vjeshtë mund të kemi një

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ftuar në Ditarin e mesditës në A2, bëri një pasqyrim të situatës së pandemisë në vendin tonë në ditët e fundit. Pasi foli me optimizëm për situatën aktuale, Brataj foli dhe për procesin e vaksinimit dhe për pikëpyetjet që kanë njerëzit në lidhje me efektshmërinë e vaksinës kineze.

“Sigurisht që jemi të sigurt. Vaksina kineze është bërë me platformën tradicionale. Efikasiteti i vaksinave është i ndryshëm. Nuk ka studime të ndara sipas vaksinave për të dhënë që kjo është më efikase se tjetra. Me të vërtetë që vaksina kineze ka efektivitet më të ulët, por kur vaksinat janë mbi 50% efektive konsiderohen të mira. Asnjë vaksinë nuk mbron 100% nga virusi. Realisht, EMA mori në shqyrtim vaksinën kineze që do të thotë një hap pozitiv”, tha Brataj.

Më tej, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri dhe një parashikim të situatës së pandemisë për muajt në vijim, ku tha se një valë e re mund ta godasë vendin në vjeshtë.

“Rreth vjeshtës mund të kemi një valë tjetër për shkak të kushteve atmosferike, por asnjëherë si këto si kemi kaluar. Vera do të jetë e qetë. Tani më intereson të ecim përpara me vaksinimin që të kalojmë 1 milion të vaksinuar. Do të kalojmë një dimër me shifra të reduktuara dhe më pas në pranverën e vitit të ardhshëm do të jemi në një pikë”, përfundoi Brataj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH