Aktualitet

Brataj: Varianti Delta dominant gjatë verës, do vijë edhe në Shqipëri

               Publikuar në : 15:27 - 02/07/21 liberale

Kreu i urgjencës kombëtare, Skëndër Brataj ,gjatë një interviste për Klan News, tha se pavarësisht se ka rënë ndjeshëm numri i rasteve me Covid-19, virusi është prezent në vendin tonë dhe duhet të bëhet shumë kujdes. Sipas OBSH, Europa pritet të goditet nga një valë e re infeksionesh për shkak të variantit Delta, ndaj edhe Shqipëria sipas Brataj është në një rrezik të mundshëm.

“Edhe variant Delta mund të mbërrijë në Shqipëri, është predominant dhe mendohet që gjatë verës të bëhet predominant në 90% të rasteve në të gjithë Europën dhe sigurisht që edhe ne nuk do na kursejë. Kryesore është në këtë moment respektimi i masave që ne mundemi të bëjmë, por mbi të gjitha vaksinimi. Kemi një armë shumë të fuqishme në dorë”, është shprehur Skënder Brataj.

Bataj shprehet se rastet aktuale shfaqin simptoma të reja.

“Nuk është më dominante temperatura, por është dhimbja e fytit, dhimbja e kokës, është rrufa ose sekrecionet që duket tamam forma e gripit, por mund të jetë forma Delta dhe në një moment tjetër është dhe temperatura. Kështu që çdo person që ka këto simptoma të kërkojë të bëjë testin”, ka thënë Brataj.

Të dhënat zyrtare nga urgjenca kombëtare tregojnë se në këto 15 muaj pandemi janë kryer 40 mijë vizita në banesë për të infektuarit nga Sars Cov 2 dhe prej tyre rreth 20 mijë janë shtruar në spital.

 

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back