Aktualitet

Brataj: Ja sa pacientë janë të shtruar nëpër spitalet COVID

Shkruar nga Liberale
Brataj: Ja sa pacientë janë të shtruar nëpër spitalet

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur për të diskutuar mbi situatën epidemiologjike në vend. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se masat do të vijojnë të jenë të njëjta, pra ora policore nis në orën 20:00 dhe përfundon në orën 6:00.

Kjo vjen si rezultat pasi situata paraqitet e qëndrueshme dhe masat e vendosura para dy javëve ka dhënë efekt. Ndërsa drejtori i Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, tregoi një panoramë aktuale të situatës sëCOVID-19 në vend.

“Fakti pozitiv është kontrolli i indikatorëve të infeksionit, ku tregohet se ka një ulje të lehtë. Nga 2500 thirrje që kemi pasur në 24 orë kemi shkuar në 2300. Më rëndësishme është numri i shtrimeve në spital, nga 44 që ishte në janar, duke u rritur deri në 100 shtrime, duke arritur maksimumin më datën 15 shkurt 140. Ka zbritur poshtë numrit 100 dhe shpreh një optimizëm që masat kanë dhënë një efekt. Kështu që situata është nën kontroll, monitorimi vijon i përditshëm, ne kemi numrat e saktë sa i përket shtrimeve të spitaleve që janë 648. Hapja e spitaleve rajonale ndihmoi në përmirësimin e situatës. Situata vijon të jetë në kritike në Tiranë dhe vijon në qarqet e tjera”, tha Brataj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH