Aktualitet

Brataj: Do të ketë lehtësim masash, jo heqje të tyre

Shkruar nga Liberale
Brataj: Do të ketë lehtësim masash, jo heqje të tyre

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve Skënder Brataj thotë se nisur nga situata e pandemisë në Shqipëri, në vend do të ketë lehtësim masash. Brataj thotë se indikatorët e pandemisë janë pozitivë, por nuk flitet për heqje totale të masave, vetëm lehtësim të tyre.

“Kuptohet që situata është shume e mirë, indikatorët janë shumë mirë. Janë masat për orarin dhe maskat në ambientin e jashtëm. Pritet për lirim jo për heqje të çdo mase, sigurisht ka shkurtim të orës policore por heqje totale te kufizimit nuk është e këshillueshme. Vendimet do merren dy ditë përpara mbledhjes së komitetit duke parë situatën”.

Rezultat i grumbullimeve në fushatë, ekspertët thonë se pritet të reflektohet në dy javët e fundit të majit. Prej më shumë se 1 muaj e gjysmë numri i infektimeve dhe shtrimeve në spital ka pësuar ulje drastike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH