Aktualitet

Braktisi foshnjën e porsalindur në bodrumin e një pallati në Tiranë, arrestohet 30-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Braktisi foshnjën e porsalindur në bodrumin e një pallati në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 30-vjeçaren që lindi një foshnjë dhe e braktisi në bodrumin e një pallati, në zonën e Yzberishtit.

Shtetasja me iniciale E.I, banuese në kryeqytet, akuzohet  për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”. Kujtojmë se pas gjetjes së foshnjës nga banorët është njoftuar policia dhe i porsalinduri është dërguar në spital.

Pavarësisht përpjekjeve për shpëtimin e jetës, foshnja ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të enjteje.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH