Aktualitet

Braktisi foshnjën e porsalindur, jepet vendimi për 30-vjeçaren

Shkruar nga Liberale
Braktisi foshnjën e porsalindur, jepet vendimi për 30-vjeçaren

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për 30-vjeçaren, Egljanta Isufi e cila disa ditë më parë braktisi foshnjen e saj të porsalindur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit.

Avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt eskpertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të së resë.

Kutojmë se foshnja u braktis nga nëna e tij 30-vjeçare e cila dyshohet se e lindi pikërisht në vendin ku u gjet. Ishte një banor i zonës që dëgjoi të qarat e të porsalindurit dhe lajmëroi Policinë.

Bebja menjëherë pasi mbërriti në spital  shfaqi probleme të rënda shëndetësore dhe  Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte e ndërroi jetë.

E reja ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben, ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH