Aktualitet

Braçe: Nga 1 tetori pensionet do të rriten me 8.6%, në dhjetor do të marrin edhe bonus

Shkruar nga Liberale
Braçe: Nga 1 tetori pensionet do të rriten me 8.6%, në dhjetor

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, njoftoi nga foltorja e Kuvendit se pensionet do të rriten me 8.6% për të gjitha kategoritë. Po ashtu ai deklaroi se edhe në Dhjetor për festat e fundvitit të gjithë pensionistët do të marrin bonusin e përvitshëm.

 “Që nga data 1 tetor e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrë rritje të pensioneve me 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritur të inflacionit për pensionistët.

Për pak ditë kjo do të jetë efektive dhe do të sjellë për 3 muaj në vijim në buxhetet e pensionistëve 3.2 miliardë plus kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferojë te pensionistët 12. 1 miliardë lekë.

Kjo është fatura e plotë. Ndërkohë që nga dhjetori i vitit që shkoi deri më 1 tetor janë 11.7 miliardë lekë që janë transferuar ën buxhetet e pensionistëve. Kësaj shume do t’i shtohet edhe bonusi i pensioneve që është për t’u paguar në dhjetor”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH