Aktualitet

Braçe largohet nga qeveria: Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut!

Shkruar nga Liberale
Braçe largohet nga qeveria: Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut!

Erion Braçe, me anë të një postimi të gjatë në Facebook, i dha lamtumirën punës së tij në qeveri, duke theksuar se ndoshta kjo punë kishte përfunduar edhe më herët, kur, siç thotë ai, “u kufizua në limitet e rutinës që herë më ngjante me dezhurnin në gjimnaz dhe herë tjetër me detyrimin për të respektuar një kod etike me marrëdhënie brenda”.

Braçe shkon më tej, duke e quajtur “një përvojë e çuditshme pushteti, përvojë karrigeje, e komplikuar, që as e doja e as e kërkova. Ma kërkuan, as e pranova si të tillë e as më pranoi”.

“Një gjë ia them kujtdo ama: Pata lirinë të kundërshtoj, të them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur çdo vendim në favor të së mirës publike, ashtu siç kam firmosur formalisht, sipas ligjit për shkak të kryesimit të mbledhjes, shoqëruar me mendimin tim kundërshtues në përputhje me parimet e bindjet e mia; Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të vjedhësh ose jo, të lejosh të vjedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie”, thekson Braçe.

Ish-zvkryeministri e mbyll postimin me një ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë zhgënjyer prej tij, apo që kanë pasur pritshmëri të tjera.

"I kërkoj ndjesë kujtdo që u zhgënjye prej pritshmërive, por këto ishin mundësite. Ne duam gjithçka, edhe une, por ligji dhe interesat e gjera e të përhapura, vendosin kufij të drejtë në një anë dhe të padrejtë në anën përballë! Kështu, betejë është, vazhdon; Një ditë tjetër, në një vend tjetër!”, thekson Braçe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH