Aktualitet

Botohet në Itali "Metamorfoza e një kryeqyteti" e Ylljet Aliçkës

Shkruar nga Liberale
Botohet në Itali "Metamorfoza e një kryeqyteti" e Ylljet

Këto ditë u botua ne Itali romani "Metamorfoza e nje kryeqyteti", i shkrimtarit Ylljet Alicka, perkthyer ne italisht nga prof Matteo Mandala, dhe botuar nga shtepia botuese romane Castelvecchi editore.

Në shënimin shoqerues me rastin e daljes se romanit, botuesi italian, nder te tjera shkruan:

NJË IRONI E PAMËSHIRSHME MBI ANTIHERONJTË E TIRANËS

Roman mbi një qytet, të quajtur Tiranë, kryeqyteti i një regjimi stalinist ballafaquar papritmas me modernizmin; një laborator mbi natyrën njerëzore. Me një realizëm alla Cehov,  dhe një ironi të pamëshirshme Ylljet Alicka na zbulon  shtresëzimet sociale të atdheut të tij, ai shpalos një galeri të gjerë personazhesh që nga koha e komunizmit deri më sot: një poet,  i cili nga vargjet adhuruese  për socializmin real, konvertohet në ekspert të  të poezive hajk, apo epitafeve për të vdekurit, një diplomat, që  del i papunë  nga “ rinovimi i klasës politike”, skulptori zyrtar i regjimit, që përfundon duke shitur  vjeturina nëpër bankarelat e Firences,

“Metamorfoza e një kryeqyteti” shënjon një fazë të re të letersisë shqipe. Një libër antiheronjsh, që ashtu si dhe epoka që na rrëfen, të paktën në letërsi, pse jo dhe në realitet, përfundojnë të zhytur në groteskun dhe absurdin e jetës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH