1

Botohen vargjet e ndaluara të Mitrush Kutelit

               Publikuar në : 13:39 - 14/09/20 liberale

Me rastin e 113 –vjetorit të lindjes së Mitrush Kutelit, një prej zërave më të rëndësishëm të prozës shqipe, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një mbrëmje kushtuar veprës së tij, në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar. Të pranishëm ishin studiues, profesorë, njohës të mirë të veprës së tij, të cilët u ndalën më shumë në rëndësinë e veprës së tij por dhe kujtime mbi ndjesinë që lënë leximet e veprave të tij. Të pranishëm në aktivitet ishin dhe vajzat e shkrimtarit.

“Mitrush Kuteli studiohet në këndvështrime të shumta dhe metodologji të shumta. Te Kuteli shohim një përballje të jashtëzakonshme mes dashurisë tokësore dhe asaj hyjnore, përballje që shkon deri në nivelet e mistikes dhe të një sprove të rrallë në letërsinë shqipe që është shkrimi metafizik”, u shpreh Persida Asllani, shefe e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës.

Gjatë aktivitetit u prezantua dhe libri më I ri I shkrimtarit “Vargje të përzjera” një libër që vetë Kuteli kishte nisur ta përgatiste vite më parë, por për rrethana të kohës mbeti i pabotuar.

“Ky libër vjen dhe pasuron sot bibliotekën e veprave të Kutelit, duke njohur më thellë poetin brënda tij”, tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL.

<
>
812bf1b0-01e9-40a0-b1cc-63c6ddf1298d a00c8a9f-8c1c-4aa3-a130-54d226c95074 a1ef11fc-d013-4057-ad9c-08e420063e38 b8719473-5f27-496e-afac-10c85a133ddd ca69bf9e-c0da-4b3b-b591-b862c7ced899 f72707db-79ec-4579-b424-85776eed09be 0dd9b91d-1153-498c-8ac5-5e4832fab588 2f046fe6-12a0-4bca-8a45-d4a5b758c2ad 17c3cbf2-bc19-47f9-86aa-b7a436f6d998 81aefadd-c31b-484a-96f0-1c2b1049fc1a

Vajza e shkrimtarit Atalanta Pasko, u shpreh se titulli është i zgjedhur nga vetë Kuteli, për atë përmbledhje që kishte bërë gati për ta botuar atëherë kur i kishin kërkuar një përmbledhje të poezive nga Shtëpia Botuese Naim Frashëri. Vepra nuk u botua atëherë sepse ndërhyrjet që i kërkonin redaktorët ishin të tilla që shkonin deri në bashkëpunim. Kështu që ai nuk mund të pranonte dhe u tërhoq. U botua një përmbledhje pas shumë vitesh që ndërroi jetë Kuteli dhe ne më në fund botuam të plotë.

“Aty janë që nga Poemi Kosovar deri tek vargje të shkruara që ai i kishte shënuar në fleta gazetash. Të gjitha janë aty brenda”, u shpreh Atalanta.

Studiuesi Primo Shllaku e vu theksin te gjuha e Kutelit dhe Kuteli si përkthyes.

“Unë mbaj mend mahnitjen e madhe që kam pësuar nga përkthimet e tij të Zhyl Vernit. Kur më vonë arrita të lexoj ato libra në origjinal, prap unë mbeta skllav i tekstit të Dhimitër Paskos”, u shpreh Shllaku.
Ndër të tjera, ai tha se “gjuha e nënës që Kuteli ka përdorur ka një kuptim jo se shkruaj shqip por gjuha e nënës është intimiteti dhe shumëkuptimësia po themi ose aura e gjuhës, përtej fjala, pra fjala jo si limit, por fjala si e përtejme, fjala si pafundësi. Unë kam idenë se Dhimitër Pasko këtë punë ia ka bërë toskërishtes. Ka ditë fjalët për tej fundit, dhe gjuha e tij ka magji të madhe”.

Për veprën e shkrimtarit folën dhe studiuesit Kristaq Jorgo, Behar Gjoka, etj.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back