Art & Kulturë

Botohen në gjermanisht “Parullat me gurë” të Ylljet Aliçkës

               Publikuar në : 10:10 - 03/05/19 E Liberale

Këto ditë u botua në gjuhën gjermane përmbledhja e njohur me tregime “Parullat me gurë” e shkrimtarit Ylljet Aliçka, përkthyer nga Edmond Ludwig dhe botuar nga shtëpia botuese MAS.

Me rastin e këtij botimi, botuesi gjerman shkruan: “Krahas historive të thjeshta të vendit të tij, Shqipërisë, nën regjimin Stalinist të Enver Hoxhës, në tregimet e tij autori përshkruan ndodhi po aq absurde të tranzicionit postkomunist. Disa vite më parë, pas botimit të këtij libri në polonisht, shkrimtari i njohur polak Riçzard Kapuçinski ndër të tjera ka shkruar: “… I lexova me emocion dhe konsideratë të lartë, fjala është për disa tregime të shkurtra të një letërsie të madhe.”

Varianti gjerman i “Parullave” të Aliçkës pason botimet e këtij libri në frëngjisht, italisht, çekisht, anglisht dhe polonisht, si dhe filmin e mirënjohur të regjisorit Gjergj Xhuvani “Slogans”, me skenar të vetë autorit të “Parullave”.

“Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu dhe nën anarkinë liberale që e zëvendësoi atë, e njëjta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e Aliçkës. Absurdi me të gjitha format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë”, shkruan për këtë libër Jean Soublin, “Le Monde”./ Gazeta Liberale

(Visited 2 times, 1 visits today)

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *