Aktualitet

Botim i UET PRESS/ Libri “Blloku” i profesor Isuf Kalos në Opinion

               Publikuar në : 22:18 - 11/09/19 R Liberale

Libri “Blloku”, botim i UET PRESS i shkruar nga mjeku personal i Enver Hoxhës”, profesor Isuf Kalo thotë se nuk i dedikohet ish-pacientit të tij Enver Hoxhës, por Bllokut në tërësi.

Sipas autorit kjo iniciativë, nuk është as për të bërë histori shkencore apo letërsi të mirëfilltë, por është thjeshtë rrëfimi i një mjeku, që ka qenë shumë pranë personazheve të Bllokut.

Figura e diktatori është prezente, por ai thekson se ky nuk është një libër për ish-pacientin e tij Hoxha.

Kalo thotë se ishte rastësia që e bëri mjek të Enver Hoxhës. Në libër nuk mungojnë rrëfimet për Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun dhe shumë figura të tjera pranë diktatorit.

(Visited 35 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *