Sport

Botërori i basketbollit/ Gjermania dhe Kanadaja kualifikohen në gjysmëfinale

Shkruar nga Liberale
Botërori i basketbollit/ Gjermania dhe Kanadaja kualifikohen në

Kombëtarja e Gjermanisë në basketboll, ka siguruar ‘vizën’ për në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror pas fitores kundër Letonisë.

Gjermanët triumfuan kundër Letonisë, me rezultat të ngushtë 81-79, në një sfidë interesante.

Dueli mes këtyre dy kombëtareve, ka prodhuar një ndeshje të barabartë, por në momentet vendimtare, skuadra gjermane u tregua më e koncentruar duke e fituar këtë ndeshje me dy pikë epërsi.

Në gjysmëfinale, Gjermania do të ketë mision tejet të vështirë, ku përballet me favoriten kryesore, SHBA-të.

Ndërkohë nga ana tjetër, një tjetër favorite për trofeun, Kanadaja, mposhti Slloveninë e Luka Doncic me rezultatin 100-89. Superylli i Oklahoma City Thunder, Shai Gilgeous-Alexander, ishte lojtari më i mirë në parket, teksa shënoi 31 pikë dhe kapi 10 topa në tabelë.

Në gjysmëfinale, Kanadaja do të përballet kundër Serbisë, takim që luhet të premten.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH