Bota

Zyrtari i Hamasit: Askush nuk e di sa pengje izraelite janë gjallë

Shkruar nga Liberale

Zyrtari i Hamasit: Askush nuk e di sa pengje izraelite janë gjallë

Fati i 120 pengjeve të mbetura në Gaza është vendimtar për çdo marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit të zgjatur dhe të përgjakshëm midis Izraelit dhe Hamasit. Por një zyrtar i lartë i Hamasit i tha CCN se “askush nuk e ka idenë” se sa prej tyre janë gjallë dhe se çdo marrëveshje për lirimin e tyre duhet të përfshijë garanci për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza.

SHBA beson se Hamasi mban çelësin e bisedimeve.

“Pazaret duhet të ndalen,” tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken për NBC të enjten, duke i kërkuar Sinwar që t’i japë fund luftës.

“Ai është relativisht i sigurt nën tokë; njerëzit që ai pretendon të përfaqësojë, ata po vuajnë çdo ditë.”

 

Poll
SHQIPENGLISH