Zgjebja, një sëmundje e lëkurës që shkakton kruajtje të fortë, po përhapet me shpejtësi në Itali. Sipas të dhënave nga Shoqata Italiane e Dermatologjisë, rastet janë rritur me 750% në tre vitet e fundit në disa zona, veçanërisht në rajonin e Lacios dhe qytetin e Bolonjës.
Shpërthimet kanë ndodhur kryesisht midis viteve 2020 dhe 2023 dhe janë vërejtur në shkolla, spitale dhe qendra për të moshuarit. Ekspertët thonë se një nga arsyet për këtë përhapje të shpejtë është fakti që disa ilaçe nuk po funksionojnë më mirë, për shkak të rezistencës që ka zhvilluar merimanga që shkakton sëmundjen.
Zgjebja transmetohet lehtësisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me një person të infektuar, ose përmes objekteve të ndotura si rroba, çarçafë apo peshqirë.
Shenjat më të zakonshme janë:
Kruajtje e fortë, sidomos natën
Skuqje ose puçrra të vogla në gishta, kyçe, kërthizë apo pjesët intime