Globi

Zelensky: Navalny u vra nga Putin

Shkruar nga Liberale

Zelensky: Navalny u vra nga Putin

 

Volodymyr Zelenskyy ka reaguar duke thënë se presidenti rus Putin është përgjegjës për vdekjen e kritikut të tij.

Duke folur nga Gjermania, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, udhëheqësi ukrainas tha se presidentit rus nuk i intereson kush vdes për sa kohë që pozicioni i tij në krye të shtetit është i sigurt.


“Natyrisht se ai u vra nga Putin. Si mijëra të tjerë që janë torturuar. Kjo tregon se përse Vladimir Putin duhet të humbasë gjithçka dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, shtoi ai.


Navalny vdiq këtë të premte në burg, për shkaqe ende të panjohura, ndërsa sipas burimeve ruse mjekët u përpoqën ta shpëtonin për 30 minuta, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH