Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka dërguar një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin për ditëlindjen e tij të 72-të, duke e cilësuar atë “shok të ngushtë”.
Kim shprehu besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të përmirësohen dhe ngrihen në një nivel të ri.
Marrëdhëniet mes Phenianit dhe Moskës janë forcuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, një zhvillim që ka shqetësuar Perëndimin.
Kim njoftoi se vendi i tij do të përshpejtojë përpjekjet për t'u bërë një superfuqi ushtarake me armë bërthamore.