Bota

VIDEO tronditëse/ Ushtarët izraelitë filmohen duke hedhur trupat nga çatitë e disa ndërtesave

Shkruar nga Liberale

VIDEO tronditëse/ Ushtarët izraelitë filmohen duke hedhur trupat

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku duken disa ushtarë izraelitë teksa hedhin ato çfarë duken si trupa të pajetë nga çatitë e disa ndërtesave në Bregun Perëndimor.

Incidenti, sipas “The Guardian,” është filmuar në qytetin Qabatiya në very të Bregut Perëndimor, ku ushtria izraelite është duke kryer sulme masive prej muajit gusht.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklaruan se janë duke e hetuar incidentin, për të cilin thanë se nuk përputhet me vlerat dhe pritshmëritë e tyre.

Ndërkaq, Associated Press ka njoftuar se incidenti ishte dëshmuar dhe nga një gazetar i tyre, por shoti se e kishin të pamundur të konfirmonin identitetin dhe vendndodhjen e trupave e as numrin e viktimave të shkaktuara nga sulmi izraelit.

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH