Bota

VIDEO/Mijëra qytetarë marshojnë në Londër, thirrje për armëpushim në Gaza

Shkruar nga Liberale

VIDEO/Mijëra qytetarë marshojnë në Londër, thirrje

Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet në Londër dukë bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Protestuesit nisin të marshojnë në qendër të Londrës, në rrugën drejt Sheshit të Parlamentit, duke brohoritur “armëpushim tani”.

Lufta Izrael-Hamas ka sjellë shkatërrime të mëdha dhe qindra mijëra viktima.

Ndërkohë numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës së 7 tetorit midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit është rritur në 23,843, tha lëvizja islamike palestineze në pushtet në enklavë.

Hamasi njoftoi gjithashtu se të plagosurit tani numërojnë 60.317, ndërsa theksoi se mijëra njerëz janë ende nën rrënoja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH