Një grua pranoi se ishte "e pakënaqur" me faktin që vajza e saj kishte një të dashur, duke thënë se ndjente "pasiguri" rreth situatës.
Prindërit shpesh dëshirojnë të mirën për fëmijët e tyre dhe përpiqen të bëjnë çdo gjë për të siguruar lumturinë e tyre. Në vend që të ishte e lumtur, kur fëmija i saj i tha se ishte në një lidhje dhe ndihej mirë pranë të dashurit të saj, gruaja u mërzit.
Gruaja 48-vjeçare jetonte me vajzën e vetme 23-vjeç, dhe kur e bija gjeti njeriun me të cilin do të donte të kalonte jetën, e ëma u shpreh se ishte e trishtuar për situatën. Sipas saj kjo tregonte se vajza tashmë "do të kalonte më shumë kohë larg" prej saj.
Duke shkruar tek "Dear Deidre" për këshilla në lidhje me situatën, ajo pranoi se i vinte "turp" për mënyrën se si ndihej, dhe nuk kishte asgjë kundër partnerit të vajzës së saj.
"Me erdhi turp nga xhelozia që po më shfaqej dhe me të vërtetë e shqetësova vajzën time me reagimin tim egoist", shkroi ajo, duke thënë se "e do" vajzën e saj, dhe dëshiron t'a tejkalojë këtë "pasiguri" të saj. Ajo gjithashtu shpjegoi se dëshironte që vajza e saj të ishte "e lumtur dhe e shëndetshme", dhe se nuk donte të kontrrollonte dhe t'a prishte situatën
Nëna shpjegoi se vajza e saj ishte fëmija i vetëm pas vdekjes së babait të vajzës para më shumë se dhjetë vitesh, dhe e dinte se duhet t'i ndalonte ato mendime "egoiste" në lidhje me marrëdhënien e vajzës së saj por u shpreh se nuk e dinte se si.
Ajo shpjegoi se kishte "kërkuar falje" për këto ndjenja dhe mendime, por vazhdonte të ishte e shqetësuar nëse vajza e saj do të kalonte të gjithë kohën e lirë me partnerin dhe jo me të.
Në përgjigjen e saj, Deidre e kuptoi plotësisht nga vinte, duke thënë se fakti që ajo e njohu "mllefin" e saj ishte vërtet "inkurajues", kështu që tani mund të vazhdonte të përmirësonte sjelljen duke mos "izoluar" fëmijën e saj.
Deidre gjithashtu shpjegoi se pas vdekjes së burrit dhe babait të vajzës së saj ato të dyja kishin krijuar një lidhje ndërvarësie me njëra-tjetrën ku e këshilloi se "jetët tuaja po zhvillohen dhe ndërsa ky proces do të marrë pak kohë për tu përshtatur, me hapat e duhur do të arrini aty ku doni".
Më tej sugjeroi se gruaja mund të kishte frikën e të qenit e "braktisur" pas vdekjes së burrit të saj, kështu që si rezultat është "tmerruar" nga mendimi që mund të humbasë vajzën e saj. "Gjeni interesa dhe miq të rinj që të mos jeni kaq të varur nga vajza juaj" sugjeroi ajo./LIBERALE.AL
BURIMI: Wroe, D. K. (2024, March 13). I'm jealous that my daughter is happy with her boyfriend - I resent her. Mirror.
PËRSHTATI PËR LIBERALE: Klerisa Azuni