Bota

Vdiq në burg, gruaja e Navalnyt: Do publikoj shkrimet e Alexeit

Shkruar nga Liberale

Vdiq në burg, gruaja e Navalnyt: Do publikoj shkrimet e Alexeit

E veja e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë dorëshkrime të bashkëshortit të ndjerë, të cilat do të zbulojnë shumë sekrete.

Në një postim në rrejtët sociale, ajo ka konfirmuar se Alexei ka nisur të shkruajë kujtimet e tij pas tentativës për helmim që iu bë në vitin 2020.

“Kështu nuk e imagjinoja fare se Alexei do të shkruante biografinë e tij. Mendova se do të ishim në të 80-at, dhe se ai do të ulej në kompjuterin e tij pranë dritares së hapur dhe do të shkruante. Por unë nuk do ta prish. Do ta lexoni të gjithë së shpejti,” shtoi ajo.

Kira Yarmysh, zëdhënësja e Navalny, përshkroi sesi lideri i opozitës ruse kishte filluar t’i diktonte pjesë të librit teksa po shërohej në Gjermani dy muaj pas helmimit të tij dhe se e kishte mbaruar librin kur ishte në burg pasi u kthye në Rusi në 2021.

Poll
SHQIPENGLISH