Bota

Unicef 'alarmon': Ndotja e ajrit më vdekjeprurëse edhe se duhani

Shkruar nga Liberale

Unicef 'alarmon': Ndotja e ajrit më vdekjeprurëse edhe se

Ndotja e ajrit, si brenda dhe jashtë, po vret shumë njerëz në mbarë botën, duke përfshirë fëmijë dhe tani është më vdekjeprurëse se duhani, sipas një raporti të publikuar nga Unicef.

Më shumë se tetë milionë njerëz, përfshirë 700,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç, vdiqën në vitin 2021 nga shkaqe të lidhura me ndotjen e ajrit, sipas raportit të përgatitur nga shkencëtarët e Institutit të Efekteve Shëndetësore të SHBA-së.

Këto rezultate bazohen nga të dhënash e marra nga më shumë se 200 vende. Megjithatë, këto nuk u botuan në një revistë shkencore.

Në nivelin e vdekshmërisë të raportuar nga studiuesit, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit thuhet se përfaqëson një kërcënim më të madh sesa pirja e duhanit ose dieta e dobët.

Në shumicën e rasteve, vdekjet nga ndotja e ajrit janë për shkak të thithjes së të ashtuquajturave grimca të imta PM2.5, me diametër më të vogël se 2.5 mikron.

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë zona në mbarë botën të ekspozuara ndaj episodeve intensive dhe shumë të shkurtra të ndotjes së ajrit,” i tha AFP studiuesi Pallavi Pant, një anëtar i Institutit të Efekteve Shëndetësore, duke iu referuar zjarreve në pyje ose valëve intensive të të nxehtit. 

“Ne e dimë se mund t’i zgjidhim këto lloj problemesh,” theksoi Pand.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH