Bota

Ukraina “zmbraps pjesërisht” trupat ruse nga Kharkiv

Shkruar nga Liberale

Ukraina “zmbraps pjesërisht” trupat ruse nga Kharkiv

Forcat e Ukrainës kanë “zmbrapsur pjesërisht” trupat ruse nga qyteti Vovchansk në rajonin e Kharkiv, ka thënë ushtria ukrainase.

Në një përditësim mbi situatën në fushën e betejës, ushtria tha se gjithsej 18 sulme ruse u zmbrapsën ndërsa përleshjet luftarake aktive vazhdojnë në pjesët veriore dhe veriperëndimore të qytetit.

Rusia ka nisur sulmet gjatë ditëve të fundit në rajonin e Kharkiv, që gjendet pranë kufirit me Rusinë. Moska po sulmon zona të reja me grupe të vogla ushtarësh, duke zgjeruar frontin, sipas zyrtarëve ukrainas.

Poll
SHQIPENGLISH