Bota

Ukraina: Kemi fundosur një luftanije ruse në Detin e Zi

Shkruar nga Liberale

Ukraina: Kemi fundosur një luftanije ruse në Detin e Zi

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR) ka thënë të enjten se dronët ukrainas e sulmuan dhe e fundosën një luftanije ruse në Detin e Zi, në afërsi të Krimesë gjatë natës.

GUR tha në rrjetin social Telegram se luftanija ruse po patrullonte në afërsi të liqenit Donzulav në pjesën perëndimore të Gadishullit të Krimesë kur disa dronë e goditën atë.

Ukraina është duke kryer sulme të dëmshme në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi jashtëligjshëm nga Ukraina në vitin 2014.

Më herët gjatë ditës, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar gjatë natës 11 dronë ukrainas mbi territorin rus.

“Gjatë natës, u pengua një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist me dronë ndaj caqeve në territorin rus”, tha ministria përmes një deklarate.

“Mbrojtja ajrore pengoi dhe shkatërroi dronët mbi rajonin e Belgorodit [katër dronë] dhe Kursk [një dron]”, u shtua në njoftim.

Poll
SHQIPENGLISH