Bota

TRONDITËSE/ U sulmua nga dy qen pitbull, ndërron jetë 1-vjeçari

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ U sulmua nga dy qen pitbull, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 1-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga dy qen pitbull.

Ngjarja ka ndodhur në qyteti ne Salernos, ku sipas mediave italiane, fëmija ishte në krahët e një të afërmeje kur kishte ndodhur sulmi. Qentë ishin në pronësi të një miku të familjes, dhe nuk kishin shfaqur shenja agresiviteti më herët.  Të afërm të tjerë ishin lënduar derisa po përpiqeshin ta shpëtonin fëmijën.

Autoritetet në Salerno janë duke e marrë në pyetje pronarin e qenve dhe duke u munduar që të kuptojnë se përse qentë nuk ishin nën mbikëqyrje kur kishin ikur nga tarraca ku zakonisht mbaheshin.

Poll
SHQIPENGLISH