Bota

GREQI/ E shkarkuan nga puna, autori vret tre persona dhe më pas veten

Shkruar nga Liberale

GREQI/ E shkarkuan nga puna, autori vret tre persona dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një ish-punonjës është rikthyer në kompaninë në Athinë ku e pushuan nga puna dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt godinës e më pas vrau veten.

Raportohet se nga të shtënat me armë janë shënuar 3 viktima.

Sipas informacioneve të para, autori është një ish-punonjës, me origjinë egjiptiane, i cili është shkarkuar nga puna.

Sipas mediave vendase ai ka qenë përgjegjës në kompani për vite me radhë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH